Tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri, procedohet 39-vjeçari në Vlorë

Tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri, procedohet 39-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 39-vjeçar ne iniciale F.S pasi tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 39-vjeçarit në Portin e  Vlorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa pako me fishekzjarrë, të padeklaruara. 

Njoftimi: Port Vlorë/Masa të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e futjes së lëndëve piroteknike, në vendin tonë.

Tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike, në Shqipëri, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Sekuestrohen disa pako me fishekzjarrë.  

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin F. S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa pako me fishekzjarre, të padeklaruara. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, për shtetasin F. S., 39 vjeç, banues në Vlorë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy