Vodhën paratë dhe bizhuteritë në një shtëpi, arrestohen dy të rinj në Kuçovë

Vodhën paratë dhe bizhuteritë në një shtëpi, arrestohen dy të rinj në Kuçovë

Dy të rinj në Kuçovë kanë përfunduar në prangat e policisë pas kallëzimit të bërë në adresë të tyre se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuterive në një banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. Ç., për vjedhjen e një shume parash dhe disa bizhuterive në banesën e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, brenda një kohe të shkurtër u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve L. M., 21 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, të dy banues në Kozare, Kuçovë.

Shtetasi L. M. dyshohet se gjatë natës ka hyrë në banesën e shtetasit D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Më pas, shtetasi E. B. e ka transportuar shtetasin L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një portofol me një shumë parash, disa bizhuteri, dy telefona dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy