Kishin mbjellë 5 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe, dy të tjerë në kërkim

Kishin mbjellë 5 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe, dy të tjerë në kërkim

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Prangosja e tyre u bë pas kishin kultivuar 5093 bimë narkotike, në fshatin Alijaj, ndërsa u arrestuan në kushtet e flagrancës në parcelë.

Të arrestuarit janë E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim vëllezërit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç, të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. 

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy