
Një konflikt për çështje pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka degjeneruar mbrëmjen e sotme në dhunë, duke lënë të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilat prej vitesh kanë pasur mosmarrëveshje të lidhura me pronësinë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Fatjon Shkreli, ndërsa po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.



