Në 24 orë, 74 shoferë shkelën urdhrin e ndalim-qarkullimit

Në 24 orë, 74 shoferë shkelën urdhrin e ndalim-qarkullimit

74 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ndëshkuar pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Sipas një njoftimi të policisë, mësohet se janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, konkretisht në Berat shtetasi P.H., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë për shoqërim.

Në Elbasan, shtetasi I.A., 56 vjeç, pasi drejtonte mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive pistoletë pa leje.

Gjithashtu, në Bulqizë janë proceduar shtetasit U.T., drejtues motomjeti dhe pasagjeri T.T., për drejtim motomjeti në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi dhe kundërshtim e mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Policia, deklaroi se gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 shtetas  në Durrës dhe Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, pa asnjë shkak dhe arsye, në oraret e ndaluara. Ata u gjobiten me masën administrative 10.000 lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy