Një 18-vjeçar është plagosur paraditen e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Antoni Athanas” të Sarandës ku A. D., 16 vjeç, nxënës në vitin e parë të kësaj shkolle, pas një konflikti për motive banale ka qëlluar në ambientet e shkollës me biçak në kofshën e majtë D. K, 18 vjeç, nxënës në vitin e tretë.
Adoleshenti ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke shoqëruar minorenin dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.



