120 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Policia tha se e arrestoi, Alban Bengasi: U vetëdorëzova

120 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Policia tha se e arrestoi, Alban Bengasi: U vetëdorëzova

Arrestohet në Aeroportin e Rinasit duke hyrë në Shqipëri, Alban Bengasi, avokati që i ofroi Nuredin Dumanit dhe njerëzve të tij 120 mijë euro për të eliminuar bashkëshorten e tij. 

Vetë Bengasi pretendon se është vetëdorëzuar dhe jo arrestuar, sikurse thuhet në njoftimin e Policisë. Avokati i tij bën me dije Alban Bengasi, i cili ishte rezident në Dubai, kërkoi të vetëdorëzohej pranë autoriteteve shqiptare për t’u vënë në dispozicion të SPAK dhe GJKKO. Avokati thotë se për këtë ka njoftuar edhe Ambasadën Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Kujtojmë që Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Avokati që dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me shokun e ngushtë, prandaj ai i ofroi shumën marramendëse Dumanit për ta vrarë. 
Ndaj Bengasit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy