Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur ne afërsi te tregut, ku një mjet tip Audi ka përplasur një kalimtare e cila ishte duke kaluar te vizat e bardha.
Menjëherë pas përplasjes e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.



