Kamioni përplaset me trafikndarësen, shmangu përplasjen me furgonin

Kamioni përplaset me trafikndarësen, shmangu përplasjen me furgonin

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë fshatit Rrapëz. Sipas informacioneve paraprake, një furgon i ka prerë rrugën një kamioni që udhëtonte nga Lushnja drejt Fierit, e si pasojë shoferi ka kryer manovër për të shmangur përplasje. Si pasojë, kamioni është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi gati të gjithë rrugën. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy