Spitali i ri Infektiv hap dyert sot për të sëmurët

Spitali i ri Infektiv hap dyert sot për të sëmurët

Spitali i ri i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së është do t’i vihet sot në dispozicion publikut.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Spitali i ri Infektiv, i cili do të jetë qendër ekselence.

Me Spitalin e Ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore që sot i vihet në dispozicion publikut, ju uroj një ditë të mbarë.

Punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv nisën në pranverë.

Me një vlerë investimi prej 5.6 milion euro, spitali ka të gjitha pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe gjithë rrjetin e monitorimit të aktivitetit të spitalit si dhe rrjetin e të dhënave për monitorimin e pacientëve në kohë reale.

Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy