Kokona personi kyç i projektit, SPAK vijon hetimet për “Duranën”

Kokona personi kyç i projektit, SPAK vijon hetimet për “Duranën”

SPAK po vijon hetimet për aferën e dyshuar të Durana Tech Park, ku dyshohet për evazion dhe shpërdorim detyre. Njeriu kyç i projektit konsiderohet drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve Elira Kokona. Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta risolli në vëmendje se mes personave që pritet të pyeten në SPAK janë ministri Gonxha dhe vet Kokona. 

 

“SPAK vijon hetimet për Durana Tech Park dhe është e dyshuar deri në këto momente Elira Kokona, si personi kyç i projektit. Edhe publikisht është pranuar që vërtet s’ka investime, por ky park funksionon virtualisht. Ajo që dyshon SPAK dhe oficerët e BKH-së, që edhe pse s’ka investim fizik atje, shumica e kompanive në dosjen e AKSHI-t kanë hapur nipte të tjera dhe kanë bërë faturime fiktive për të shmangur taksat, edhe pse aktivitetin e tyre fizik dhe real e kanë pasur në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Ndër personat që do japin deklarime janë ministri Blendi Gonxha dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare te Investimeve Elira Kokona”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy