Gjatë 24 orëve të fundit 709 qytetarë janë gjobitur pasi thyen masat anti-Covid.
Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Policia bën me dije se gjithashtu dy subjekte janë gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me protokollin e sigurisë .
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.



