Një person në Lezhë ka gjetur vdekjen pasi është rërzuar nga pema.
Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ku rreth orës 12:00 është njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemësh dekorative,dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



