
Autoritetet gjermane kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar. Sipas mediave gjermane, të arrestuarit janë të moshës 20 dhe 26 vjeç dhe akuzohen për vrasje. Dy të dyshuarit janë shtetas shqiptar, ndërsa u kapën gjatë kontrolleve rutinë në Theaterplatz.
Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se ndaj të arrestuarve janë siguruar prova që i lidhin me vrasjen e shqiptarit 42-vjeçar. Ky i fundit humbi jetën pasi u qëllua me 4 plumba në pjesën e pasme të kokës.
Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë publik. Dyshohet se shqiptari mund të jetë vrarë nga pakujdesia, por autoritetet gjermane nuk përjashtojnë as pistat e tjera. Viktima ishte i njohur për policinë gjermane, për vepra penale si drogë dhe vjedhje. Ai jetonte në Gjermani që prej vitit 2018.



