Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Fier-Hoxharë pasditen e kësaj të hëne. Automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kolektorin e Roskovecit duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjeres që ndodhej në sediljen e parë.



