Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: Denoncimin e bëri nëna

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: Denoncimin e bëri nëna

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmin e publikuar në media për zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSH-it, Daniel Shima.

 

Sipas njoftimit, se rreth orës 17:00 në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se sot, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

 

“Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Njoftimi 

 

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

 

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy