Eksperti i sigurisë Ergys Myzhaqi, për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan, thotë se po shkon drejt zbardhjes.
Duke folur për “MCN Live”, ai u ndal në punën e policisë, duke thënë se mungesa e motivimit çon në largimin e tyre.
Fakt është që kemi grupe kriminale, elementë kriminal me rrezikshmëri të lartë, kryesisht prej mosmarrëveshjeve mes tyre e manifestojnë me krime dhe përplasje në qytet, të cilat reflektojnë situatën kriminale të këtyre grupeve që kanë rekrutuar një numër të konsiderueshëm njerëzish.
Minimalisht duhet që kjo strukturë policore sikur nga zero ta kishte nisur punën, duhet të kishte krijuar një strukturë reagimi, ndonëse minimalisht duhet t’i parandalojë ngjarjet.
Hetimet po shkojnë në drejtim pozitiv dhe po zbulohet vrasja e biznesmenit. Ne kemi policë shumë të mirë, që kanë shumë vite përvojë që dhe në rangun hierarkik kanë ecur, kanë marrë grada, janë shumë mirë të trajnuar dhe shkolluar.
Kur policia organizohet dhe përdor mjetet e saj, tregon se gjithë këtë përvojë dhe trajnim që kemi, këto mjete do na kishin ndihmuar që këto mjete që kemi, të japin rezultat.
Ne kemi burime njerëzore që nuk i përdorim në mënyrën e duhur, nuk i motivojmë në mënyrën e duhur dhe na rrjedhin.
Por kemi edhe oficerë policie shkojnë në detyrë të droguar dhe ndodhin ato vrasje që quhen si aksidentale.



