Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara në kufi

Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara në kufi

Policia Kufitare në Kapshticë parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme, duke sekuestruar 32.000 euro të padeklaruara.

Blutë proceduan penalisht poseduesin e tyre, 50-vjeçari me inicialet V.M.

"Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale"njofton policia.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy