Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet në Morinë 39 vjeçari nga Kosova

Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet në Morinë 39 vjeçari nga Kosova

Policia ka arrestuar në Morinë një 39-vjeçar me iniciale H.D nga Kosova pasi  tentoi të kontrabandonte në vendin tonë, një shumëllojshmëri mallrash (disa prej të cilave me akcizë).

Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip "Volkswagen" që drejtonte 39-vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Njoftimi: PKK Morinë/Intensifikohen kontrollet në hyrje/dalje, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare.

Tentoi të kontrabandonte në vendin tonë, një shumëllojshmëri mallrash (disa prej të cilave me akcizë), kapet në flagrancë dhe arrestohet 39 vjeçari nga Kosova.

Sekuestrohen mallrat.

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme, në vendin tonë. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip "Volkswagen" që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy