
Vrasja e mistershme e 42-vjeçarit Eglantin Popa në Pogradec ka bërë që shoqëria civile të organizojë për ditën e hënë një marshim proteste për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 42 vjeçarit Popa.
Marshimi nën moton "Kundër gangove me pushtet" do të nisë në orën 19:30 do të mbahet nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.
Vdekja e 42 vjeçarit është ende e mbuluar me mister, ku dyshohet se ai është vrarë por ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë fillimisht nga policia.
Ditën e djeshme gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe. Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.
Pas vendimeve të dhëna nga gjykata, ka reaguar edhe motra e Egli Porgës, ku tha se drejtësia nuk ka bërë drejtësi dhe se Egli u vra sërish.
Ka dyshime se shkak i vrasjes së Egli Progës është pikërisht refuzimi i këtij të fundit për të t’i dhënë autorit paratë “gjobës”, që ishte xhiroja ditore.



