Policia greke ka sekuestruar sot 115 kilogramë marijuana në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kranula.
Policia ka arritur të ndalojë dy kamionë, të dyshuar se transportonin lëndën narkotike. Si rezultat i operacionit në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende.
Droga ishte e paketuar në pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.
Sipas hetimeve të policisë, kamioni tjetër kishte detyrë të kontrollonte rrugën.



