Humbi jetën si pasojë e koronavirusit, nëna: Shpirti i mamit, u bë engjëll

Humbi jetën si pasojë e koronavirusit, nëna: Shpirti i mamit, u bë engjëll

Nëna e 28-vjeçares Emanuela Dalipi, e cila humbi jetën në spitalin Infektiv pas konplikacioneve të rënda nga COVID-19, ka shkruar fjalë të ndjera në profilin e saj në Facebook.

“U bë dhe shpirti mamit engjëll… o zooot…”, shkruan Irena Dalipi e pikëlluar. Fjalët e ndjera, nëna i ka shkruar duke i shoqëruar me foton e vajzës së saj, jeta e së cilës u ndërpre si pasojë e virusit që ka pushtuar botën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku shëndeti i 28-vjeçares 5-muajshe shtatzënë ishte përkeqësuar. Mjekët bënë të ditur se e reja kishte dy javë e prekur nga COVID, ndërsa ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar.

Tri ditët e fundit, ajo ishte intubuar ndërsa dëshohet që si pasojë e kësaj foshnja kishte ndërruar jetë në barkun e nënës. Kur mjekët kanë kuptuar se foshnja kishte ndërruar jetë, kanë vendosur ta fusnin në operacion 28-vjeçaren, për të shpëtuar jetën e saj. Por e reja nuk ka mundur ta përballojë këtë operacion. Ajo mësohet se ka ndërruar jetë pa përfunduar operacioni i heqjes së foshnjës. Mjekët e spitalit janë shprehur për këtë rast, ndërsa kanë thënë që bënë gjithçka kishin në dorë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy