Procedohet një shtetas për kërcënim, një 54-vjeçar në kërkim pasi goditi 37-vjeçarin

Procedohet një shtetas për kërcënim, një 54-vjeçar në kërkim pasi goditi 37-vjeçarin

Një 66-vjeçar nga Pogradeci u procedua në gjendje të lirë pasi kërcënoi me fjalë një 68-vjeçar.

Ndërkohë u shpall në kërkim një 54-vjeçar me inicialet M.R., pasi për motive të dobëta goditi me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 66 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 68-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. R., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy