Prodhonin ilaçe dhe për të "shëruar" COVID, pranga 2 personave në Lezhë

Prodhonin ilaçe dhe për të "shëruar" COVID, pranga 2 personave në Lezhë

Dy persona në Lezhë janë vënë në pranga nga policia pasi pretendonin se kishin krijuar një ilaç që shëronte personat e infektuar me Covid-19.

Në pranga ka rënë F.F. 57-vjeç dhe nipi i tij H.F. 30 vjeç.

Kuruesi i rremë, bënte thirrje në Facebook për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Më pas, gjente klientë të cilët i mashtronte duke u shitur ilaçin e pretenduar për 200 mijë Lekë të vjetra. Për këtë pjesë, angazhohej nipi i tij, i cili u arrestua në flagrancë në një lokal teksa po i shiste ilaçin një klienti.

Nga kontrolli në banesën e mjekut të rremë, u gjetën medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin. Po kështu u sekuestruan edhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë dy të arrestuarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy