Aksident i rëndë në Shijak, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Shijak, përplaset për vdekje një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shijakut, në Durrës. Sipas informacioneve, aksidenti është me pasojë vdekjen e një personi.

Dyshohet se viktima po qarkullonte me biçikletë gjatë momentit kur është përplasur për vdekje nga automjeti.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit,  bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy