Zbardhen 14 vjedhje në Berat, dy të arrestuar/ Emrat

Zbardhen 14 vjedhje në Berat, dy të arrestuar/ Emrat

Policia e Beratit ka zbardhur 14 vjedhje të ndodhura në qytet, duke vënë në pranga dy persona.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, uniformat blu organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Elektroaut”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Dhimitrit, 40 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara dyshohet se Dhimitri është autor i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.

40-vjeçari vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të automjeteve.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që autori përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe disa nga sendet e vjedhura.

Gjithashtu, po nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë.

Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi Emrah Lico, 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.  

Lico, gjatë tre muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të dyshuarve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për ndjekje të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy