Një sasi prej 206 kilogramë kanabis është gjetur e braktisur nga policia në Vlorë paraditen e sotme. Lënda narkotike është gjetur në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për identifikimin e poseduesve të drogës.



