Zjarrfikësit në të gjithë vendin shtyjnë protestën e paralajmëruar për këtë të enjte pas premtimit të marrë nga ministria e Brendshme për negocim.
Kreu i sindikatës Bledar Bajramaj tha për MCN se dy janë kërkesat për të cilat ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, rritje e pagës dhe marrjen e orëve shtesë.



