Përplasi motorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Përplasi motorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale E. B për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Dy ditë më parë në aksin rrugor Cërrik-Selitë 33-vjeçari ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 18.09.2023, në aksin rrugor Cërrik-Selitë, ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi L. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti tip "Toyota" u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy