PS miratoi rritjen e pagave të gjyqtarëve, Gjokutaj: Rama po sfidon hapur Gjykatën Kushtetuese

PS miratoi rritjen e pagave të gjyqtarëve, Gjokutaj: Rama po sfidon hapur Gjykatën Kushtetuese

Me 84 votat pro të mazhorancës, Kuvendi miratoi një ditë më parë formulën e re për pagat e magjistratëve.  Për avokatin Genc Gjokutaj, me votimin e kësaj formule të re, mazhoranca dhe Kryeministri Edi Rama, kanë injoruar hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

 

Në një lidhje skype për MCN Gjokutaj, tha se Rama po bën një sfidë të hapur ndaj pushtetit gjyqësor. Ai nënvizoi se mosbindja ndaj vendimeve të formës së prerë të gjykatave nuk ndodh as në vendet demokratike dhe as në ato diktatoriale. 

 

Gjykata Kushtetuese mori një vendim dhe i vuri një afat Kuvendit për të ndryshuar ligjin sipas afatit, këtu nisi përplasja sepse Kuvendi nuk e përfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht sepse Kuvendi e la pas dore, KLGJ veproi vetë për këto paga, sepse kur nuk vepron Kuvendi, KLGJ vepron vetë dhe iu drejtua Thesarit që bllokoi pagat. Ligji ishte me vonesë dhe përcaktimi i afatit nga Gjykata Kushtetuese ishte i nevojshëm dhe duhet që të respektohej. 

 

Kryeministri bën një sfidë të hapur drejtësisë, arsimimi i tij juridik është në inekzistencë, duhet që të kishte një konsultë me ekspertët. Ai nuk njeh vendimet e gjykatave. As në vende diktatoriale dhe demokratike, kur janë të formës përfundimtare, diskutimi nëse do të ekzekutohen ose jo është i tepërt.

 

Gjokutaj ka sjellë në vëmendje rastin "Balluku", kur kryeministri iu drejtua Kushtetueses për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra.

 

Avokati tha se Rama i drejtohet kësaj gjykate vetëm kur do, ndërsa në rastet e tjera nuk i bindet vendimeve të saj.

 

Mos harroni faktin që kur donte iu drejtua GJK për rastin Balluku, pse shkon atje kur ai i bën gjërat vetë, le t'i bënte vetë dhe të gjente rrugën ligjore. Kryeministrit nuk duhet të dalë të komentojë vendimet e gjykatave, ai s'ka punë me gjyqësorin. Nuk ka bërë vaki që vendimet përfundimtare të gjykatave të mos ekzekutohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy