Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Last Time”, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike të llojit heroinë. Sipas burime zyrtare, janë sekuestruar qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Operacioni është zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, të cilit arrestuan në flagrancë shtetasit F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.
Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjithsej 223 gramë fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim



