Gjendet i vdekur në banesën e tij në Kavajë shtetasi italian

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Kavajë shtetasi italian

Një shtetas italian, i cili ishte martuar prej 20 vitesh me një shqiptare është gjetur i pajetë në banesën e tij, në katin e dytë të një pallati në Kavajë. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç.

Mësohet se ai kishte probleme të shumta shëndetësore. Sakaq në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se 70-vjeçari ka humbur jetën nga një sulm në zemër.

I moshuari kishte lënë amanet që të varrosej në Shqipëri.

Trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës për të bërë autopsinë që zbulon shkakun e vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy