Janë publikuar pamjet e kështjellës luksoze në Francë që, sipas SPAK, i përket Ermal Beqirit. Prona, me një vlerë rreth 2.6 milionë euro, është pjesë e pasurive për të cilat Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sekuestrim në bashkëpunim me autoritetet franceze.
Verifikimet e kryera hedhin dritë mbi vendndodhjen, historikun dhe lidhjet e kësaj prone me personin nën hetim, pjesë e dosjes së aferës së AKSHI-t.



