Dhunoi babanë dhe e kërcënoi me thikë, parandalohet krimi në Gramsh

Dhunoi babanë dhe e kërcënoi me thikë, parandalohet krimi në Gramsh

Një ngjarje e mundshme kriminale u parandalua në Gramsh, ku një 20-vjeçar me inicialet S.K., u arrestua pasi dhunoi babanë, e kërcënoi me thikë, si dhe i dëmtoi automjetin.

 

NJOFTIMI

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, e kanosi me mjet prerës dhe i dëmtoi automjetin, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga shtetasi S. K., 45 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy