Lirohen nga burgu tre anëtarët e grupit “Bajri”

Lirohen nga burgu tre anëtarët e grupit “Bajri”

Ditën e sotme Gjykata e Shkodrës ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa anëtarë të grupit kriminal “Bajri”.

Mësohet se është shuar masa e ‘arrestit me burg’ për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë.

Sakaq, është vendosur të lirohet nga ambientet e paraburgimit Izmet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni. Ndërsa janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu masa e sigurimit është zëvëndësuar edhe per Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga arrest shtepie në detyrim për paraqitje në policinë gjyqesore.

Kujtojmë që grupi “Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër “Lici” kanë prodhuar një numër të madh viktimash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy