Lëvizte me armë me vete, pranga të riut në Elbasan/ Emri

Lëvizte me armë me vete, pranga të riut në Elbasan/ Emri

Një person i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, gjatë operacionit të koduar “Unexpected”.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, lëndë narkotike, si dhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, uniformat blu të Elbasanit, ushtruan dhjetëra kontrolle të befasishme në rrugë dhe në ambiente të ndryshme.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë, te stacioni i trenit në lagjen “Sul Paprri”, në Elbasan, i 34-vjeçarit Bledar Goguja, banues në Elbasan.

34-vjeçari qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim edhe disa persona të tjerë me precedentë penal, të cilët pas verifikimeve, janë lënë të lirë.

Ndërkohë ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy