Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Në qytetin e Prizrenit disa punëtorë gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

Sipas raportit policor, dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve të luftës, ka njoftuar policia.

Njoftimi i policisë:

GJETJE E MBETJEVE MORTORE /Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.

23 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, më shumë se 1 mijë e 600 persona figurojnë si të pagjetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy