
Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitri. Burime për MCN TV bëjnë me dije se bashkë me viktimat ka qenë dhe një person i tretë, i cili ka marrë një plumb në rrëshqitje pranë veshit.
Për arsye sigurie, ky person është marrë në mbrojtje nga policia, ndaj dhe nuk janë dhënë detaje për prezencën e tij.
Paraprakisht thuhet se objektivi nuk ka qenë ai, por dy miqtë Çollaku dhe Bitri. Sipas njërit prej dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti tip “Volvo” ka studiuar një herë zonën. Pasi ka hyrë në hapësirën mes servisit dhe karburantit ka hyrë në brendësi të lavazhit dhe pasi është kthyer dy persona kanë dalë nga mjeti dhe kanë nisur të qëllojnë mbi tre shtetasit, ndërsa personi i tretë qëndronte në timon.
Ata kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe paruke, çka e bën të vështirë identifikimin nga policia, ndonëse kjo e fundit ka sekuestruar pamjet filmike në zonë. Duke parë vendin e ngjarjes dyshohet se bëhet fjalë për vrasës me pagesë, pasi precizioni ka qenë i saktë. Lulzim Bitri ka marrë dy plumba: një pas shpine, një në kokë, ndërsa Ardian Çollaku ka marrë vetëm një plumb në kokë.



