
Policia në Kavajë konfirmon se një 80-vjeçar me iniciale B.H, ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi kishte rënë aksidentalisht në një kanal.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Hajdaraj.
80-vjeçari nuk ka mundur dot më që të dalë nga aty dhe është mbytur në kanal.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



