DETAJE/ I dënuar që në adoleshencë, Troqi u kthye nga Spanja 10 ditë më parë

DETAJE/ I dënuar që në adoleshencë, Troqi u kthye nga Spanja 10 ditë më parë

Qyteti i Vlorës u trondit këtë të premte nga një tjetër ekzekutim mafioz, ndërsa edhe këtë herë, viktima rezulton të jetë kthyer nga Spanja pak ditë më parë. Delon Troqi, 38 vjeç, sipas burimeve mësohet se kishte 10-15 ditë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa rezulton me precedentë penal në vendin tonë.

May be an image of 1 person, beard and sunglasses

(Në foto: Delon Troqe)

Po ashtu, burimet thanë se Troqe ka qenë i dënuar edhe në moshën e adoleshencës. 38-vjeçari, gjithashtu mësohet se ka patur në pronësi një servis skafesh në Vlorë. Madje, edhe në vendin ku u vra mbrëmjen e sotme, Troqi kishte një servis skafesh. Pritet që policia të japë detaje mbi këtë ngjarjje mafioze, ndërsa nga veprimet paraprake, dyshohet që vrasja ka të bëjë me të kaluarën e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe të afërmit e viktimës, të cilët e kanë përjetuar rëndë ekzekutimin e 38-vjeçarit. Madje, ata janë konfliktuar edhe me shefin e urgjencës në Spitalin e Vlorës, duke e shtyrë dhe goditur atë.

Sakaq, policia njoftoi zyrtarisht se ka ngritur pika kontrolli dhe ka rrethuar zonën, si dhe janë shoqeruar disa persona që mund të kenë djeni për ngjarjen, njëkohësisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy