
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lin Delija”, ku ka marrë flakë një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. L., 35 vjeç.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



