Një tjetër aksident ka ndodhur këtë fillimviti në Lezhë.
Dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të urës së Cenit dhe për pasojë njeri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihme mjekësore në spital.
Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe është i dyti qe ndodh në ditën e pare të vitit të ri në rrugët e Lezhës.



