Tentoi të vriste me armë zjarri një person në 1997/ Arrestohet pas 25 vitesh autori në Fier

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në 1997/ Arrestohet pas 25 vitesh autori në Fier

Zbardhet një ngjarje e ndodhur 25 vite më parë në Fier. 

Sipas policisë së Fierit sot është finalizuar nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Vazhdimësia”.

 Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 1997, në qytetin e Fierit ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Kujtim Xhemaj.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit R. M., autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i ka vendosur shtetasit Rapo Muçi, 49 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy