Kultivonin kanabis në oborr, arrestohen dy persona në Memaliaj

Kultivonin kanabis në oborr, arrestohen dy persona në Memaliaj

Policia e Memaliaj, ka bërë të ditur sot se janë identifikuar dy raste të kultivimit të kanabisit në Memaliaj.

Në fshatin Toç janë arrestuar dy persona që tentuan të kultivonin drogë në bahçe. Të arrestuarit janë 62-vjeçari P.Sh, si dhe 54-vjeçari F.Sh, të cilit iu gjet drogë edhe në banesë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy