Humb kontrollin e mjetit, aksidenton veten dhe dy pasagjerët/ Arrestohet shoferi në Pogradec

Humb kontrollin e mjetit, aksidenton veten dhe dy pasagjerët/ Arrestohet shoferi në Pogradec

Policia e Pogradecit njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ka arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec. 

I njejti në afërsi të fshatit Bratomirë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit S. M., 35 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në fshatin Alarup, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 41-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy