
Pas tetë ditësh, është identifikuar viktima që u gjet në plazhin Ndërmenas, në Fier. Sipas policisë, viktima është shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës. Ky person ishte shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.



