Greva e arsimit në Kosovë/ Sindikalistët në takim me presidenten Osmani

Greva e arsimit në Kosovë/ Sindikalistët në takim me presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën i ka ftuar në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejt rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i Sindikatës së Bashkuar, Arsimit dhe Shkencës, Ymer Ymeri.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta.

Po shpresojmë që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë. Kemi shpresa te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv.

Në këtë takim që pritet te nis në ora 15, do të këtë përpjekje për të gjetur ndonjë zgjidhje për situatën aktuale të mësimdhënësve në grevë.

Sindikata e Arsimit dhe sektorët tjerë publikë janë duke kërkuar 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se 97 për qind e shkollave janë në grevë dhe me 1 tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.

Sipas tij, greva do të vazhdojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy