<p>Një 27-vjeçar u arrestua në Korçë për një aksident ku humbi jetën një grua 65-vjeçare.</p> <p>Ngjarja ka ndodhur dje në aksin rrugor "Maliq-Korçë", ku shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë, i cili me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.</p> <p>Shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".</p>



