
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë dalë në përfundimin se shkak i vdekjes së familjes Haliti nga Kosova është helmimi nga kërpudhat.
Ndërkohë ekspertiza është duke analizuar dhe ushqimet e gjetura në shtëpi, konkretisht kërpudhat të cilat ndodheshin ende aty.
Kujtojmë se tre familjarët, Elfete 78-vjeçe, djali i saj Afrimi 56-vjeç dhe bashkëshortja e tij Ferzinaze Haliti 57-vjeçe, ndërruan jetë në Shërbimin e Reanimacionit Qendror, në Spitalin Nënë Tereza, në Tiranë, pasi u paraqitën në gjendje të rëndë.
Prej disa ditësh tre familjarët ndodheshin në banesën e tyre, në Gjirin e Lalëzit kur më datë 5 Maj kishin shkuar për piknik në zonën e Shën Pjetrit dhe kishin mbledhur një sasi kërpudhash të egra për ti gatuar, pa ditur se ky ushqim do të rezultonte fatal për ta.



