Shpërthen lokali pranë një pike karburantit, plagosen 5 persona në Vaqarr

Shpërthen lokali pranë një pike karburantit, plagosen 5 persona në Vaqarr

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal pranë një karburanti në zonën e Vaqarrit.

Sipas policies nga shpërthimi, 5 persona mbetën të plagosur ku dy prej tyre ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake rezulton se pika e furnizimit të pikës së karburantit me lëndën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të kësaj pike karburanti dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lëndën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë.

Si pasojë e një shkëndijë elektrike në ambientet e lokalit është shkaktuar  ndezja e lëndës  duke shkaktuar edhe shpërthimin ku mbetën të dëmtuar shtetasit:

- E. L., 24 vjeç

- N. H., 23 vjeç

- A. L., 53 vjeç

- L. D., 48 vjeç

- M. M., 38 vjeç

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy